Juventusi ka shënuar fitore në Holandë ndaj AZ Alkmaarit të enjten mbrëma.
Ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës së Evropës, Juventusi e fitoi 2:1.
Teun Koopmeiners me asistim të Randal Kolo Muanit shënoi për 1:0 në minutën e 19-të. Kolo Muani shënoi për 2:0 në minutën e 37-të.
Golin e vetëm, vendësit e realizuan me Mexx Meerdinkun, në minutën e 88-të. Juventusi i ka 10 pikë në katër ndeshje.
AZ Alkmaari mbetet me gjashtë pikë.