Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leicesteri kërkon Hakshabanoviqin

Futbollisti shqiptar, Sead Hakshabanoviq ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Premier League. Bëhet e ditur se interesim për transferimin e tij këtë verë, ka shfaqur ish-kampioni i Anglisë, Leicester City. Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga mediumet angleze.

Hakshabanoviq ka kërkuar largimin nga Rubin Kazani i Rusisë, ekip që sezonin e ri do të bëjë gara në kategorinë e dytë. Kartoni i tij vlerësohet rreth gjashtë milionë euro dhe ka gjasa që Leicesteri ta huazojë me të drejtën e blerjes vitin e ardhshëm. 23-vjeçari ka kontratë me Rubin Kazanin deri në vitin 2026.

Ai iu bashkua ekipit rus nga Djurgardeni vitin e shkuar. Hakshabanoviq ka edhe 28 paraqitje me Përfaqësuesen e Malit të Zi, ku ka shënuar një gol. Sulmuesi i krahut, gjatë karrierës ka qenë edhe pjesë e skuadrave si Norrkoping, West Ham, Malaga e Halmstads.