Futbollisti me prejardhje shqiptare, Sead Hakshabanoviq, më herët gjatë këtij viti nënshkroi kontratë me Djurgardenin suedez, pasi e shkëputi kontratën me skuadrën ruse, Rubin Kazan.
Shkëputja e kontratës erdhi menjëherë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, ndërsa FIFA i lejoi lojtarët të largohen nga skuadrat e tyre ruse nëse dëshirojnë.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe Hakshabanoviqi, i cili ka marrë vëmendjen e skuadrave italiane.
Ai mund të rikthehet te skuadra ruse më 30 qershor, por mediumi “expressen” i Suedisë ka shkruar të mërkurën se për 23-vjeçarin po interesohen disa skuadra të Serie A.
Hakshabanoviqi ka kontratë me Rubin Kazanin deri në vitin 2026.
Deri tani ka realizuar dy gola në tetë ndeshje për Djurgardenin.