Futbollisti me prejardhje shqiptare, Sead Hakshabanoviq, mund të vazhdojë me Djurgardenin suedez.
Djurgardeni luan në elitën e futbollit të Suedisë, ndërsa futbollisti që përfaqëson Malin e Zi është i huazuar aktualisht nga skuadra e Rubin Kazanit të Rusisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFIFA njoftoi të martën se lojtarët e huaj që janë pjesë e skuadrave ruse e kanë të drejtën t’i vazhdojnë kontratat me skuadrat jashtë Rusisë deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.
Një gjë të tillë mund ta bëjë edhe Hakshabanoviqi.
“Shumë prej nesh e kemi pritur këtë lajm. Hakshabanoviqi mund të luajë me ne deri më 30 qershor, por natyrisht ne do të flasim. Ai është përshtatur te ne dhe do të shohim mundësinë e vazhdimit me të”, ka thënë drejtori sportiv i Djurgardenit, Bosse Andersson.
Hakshabanoviqi ka kontratë me Rubin Kazanin deri më 30 qershor të vitit 2026.