Futboll

Shabanhaxhaj vazhdon me Rubin Kazanin, klubi bën njoftim të veçantë

Dardan Shabanhaxhaj

Rubin Kazani e ka vazhduar kontratën me Dardan Shabanhaxhajn, ka njoftuar klubi i elitës së futbollit të Rusisë të premten. 

Shabanhaxhaj do të jetë futbollist i Rubinit deri në vitin 2030. 

“Njëri prej lojtarëve më të shpejtë në ligë do të qëndrojë me ne”, ka shkruar Rubin Kazani në njoftim, duke ia bashkuar edhe një shenjë të rrufesë në videon e publikuar. 

24-vjeçari Shabanhaxhaj iu bashkua Rubinit në janarin e vitit të kaluar. 

Në këtë edicion, sulmuesi që ka dy paraqitje me U16 të Kosovës dhe dy me U21 të Austrisë, ka realizuar dy gola dhe po aq asistime në 21 paraqitje në të gjitha garat. 

Rubin Kazani aktualisht zë vendin e shtatë në Premier Leaguen e Rusisë me 23 pikë. 

Ndeshjen e radhës e luan në udhëtim te Zenit St. Petersburgu.