Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Trajneri i Rubinit flet për gjendjen e Shabanhaxhajt

Dardan Shabanhaxhaj

Trajner i Rubin Kazanit, Frank Artiga, ka folur për gjendjen shëndetësore të sulmuesit kosovar, Dardan Shabanhaxhaj. 

Shabanhaxhaj vazhdon të jetë në fazën e rikuperimit nga lëndimi dhe mbetet në dyshim për ndeshjen e radhës të Rubin Kazanit.

Artiga ka bërë të ditur se reprezentuesi i Kosovës ende nuk është në gjendje t’i bashkohet stërvitjeve me pjesën tjetër të ekipit. 

Stafi mjekësor po punon intensivisht për rikuperimin e Shabanhaxhajt, por lojtari ende ka dhimbje dhe për këtë arsye nuk është ende gati të stërvitet me pjesën tjetër të grupit. 

“Sa i përket Dardanit, stafi ynë mjekësor po punon intensivisht për rikuperimin e tij dhe po bën gjithçka që është e mundur. Vet Shabanhaxhaj thotë se ende ka dhimbje dhe nuk është i gatshëm t’i bashkohet pjesës tjetër të ekipit”, ka deklaruar Artiga për “BUSINESS Online”. 

25-vjeçari Shabanhaxhaj ende nuk e ka luajtur asnjë ndeshje në edicionin 2026/27 në elitën ruse.