Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Rubini humb thellë, trajneri thotë se ndikoi largimi i Dakut

Frank Artiga

Trajneri i Rubin Kazanit, Frank Artiga, shpjegoi se si largimi i sulmuesit Mirlind Daku ndikoi në ndeshjen e raundit të parë të fazës së grupeve të Kupës së Rusisë. Rubini humbi thellë 5:0 nga Rodina të martën.

“Sigurisht, gjëra të tilla nuk janë rastësi. Por është gabim të gjesh justifikime të tilla. Ka shpërqendrime, por është e padrejtë të gjesh justifikime. Mund të ankohemi për mungesën e sulmuesit, por me një rezultat të tillë... Kjo duhet të na shërbejë si mësim. Dhe duhet të tregojmë një fytyrë krejtësisht të ndryshme në ndeshjet e tjera”, ka thënë Artiga. 

Daku pritet shpejtë të prezantohet te Spartak Moska. 

Dardan Shabanhaxhaj luajti deri në minutën e 52-të, ndërsa në vend të tij u inkuadrua Veldin Hoxha.

Në minutën e 52-të u inkuadrua edhe Nazmi Gripshi.