Sulmuesi Mirlind Daku e ka nisur sezonin me gol në elitën e Rusisë.
Daku të dielën i dha epërsinë Rubin Kazanit, që në fund pësoi disfatë në shtëpi në xhiron e parë 3:1 nga Krasnodari.
Daku realizoi në minutën e 12-të për 1:0, pasi u shmang nga dy mbrojtës.
Por gjashtë minuta më vonë, Rubin Kazani mbeti pa Ilya Rozhkovin që u ndëshkua me të kuq. Dhe kjo ndikoi në rezultat.
Daku e kompletoi ndeshjen, njësoj si Veldin Hoxha në mesfushë, kurse Nazmi Gripshi u zëvendësua pas pjesës së parë. Dardan Shabanhaxhaj mungoi.
Daku fillon me gol
Mirlind Daku e ka nisur me gol edicionin e ri në kampionatin rus.
Që në minutën e 12-tyë të ndeshjes së Rubin Kazanit me Krasnodarin, Daku shënoi për 1:0.
Daku është lojtari kryesor i Rubin Kazanit.