Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Daku vazhdon formën e mirë me Spartakun

Mirlind Daku

Pas golit të shënuar në xhiron e kaluar në elitën e futbollit të Rusisë, Mirlind Daku ka vazhduar me formë të mirë edhe në Kupën ruse. 

Spartaku i Moskës të mërkurën mbrëma fitoi 3:1 ndaj Rodina Moskës, në xhiron e tretë të fazës grupore. 

Daku asistoi në minutën e 35-të në golin për 1:1. 

Ai u zëvendësua pas pjesës së parë. 

Në Grupin A, Spartaku i ka shtatë pikë në vendin e parë, tri më shumë se Rubin Kazani dhe Orenburgu.

Rubin Kazani ndërkohë fitoi në penallti 4:2 ndaj Orenburgut në udhëtim. Veldin Hoxha e shënoi penalltinë e tretë për Rubin Kazanin. Nazmi Gripshi u zëvendësua në minutën e 59-të.