Pas golit të shënuar në xhiron e kaluar në elitën e futbollit të Rusisë, Mirlind Daku ka vazhduar me formë të mirë edhe në Kupën ruse.
Spartaku i Moskës të mërkurën mbrëma fitoi 3:1 ndaj Rodina Moskës, në xhiron e tretë të fazës grupore.
Daku asistoi në minutën e 35-të në golin për 1:1.
Ai u zëvendësua pas pjesës së parë.
Në Grupin A, Spartaku i ka shtatë pikë në vendin e parë, tri më shumë se Rubin Kazani dhe Orenburgu.