Milani ka pësuar tjetër humbje në Ligën e Evropës, të tretën në katër ndeshje.
Të enjten mbrëma në “San Siro”, Milani humbi 2:0 nga Ferencvaroshi hungarez, në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës së ligës.
Për Ferencvaroshin ishte fitorja e katërt në po aq ndeshje të luajtura.
Lenny Joseph i shënoi të dyja golat në pjesën e dytë. Dele i mysafirëve u përjashtua me të kuq në minutën e 77-të.
Te Milani deri në minutën e 63-të luajti Ardon Jashari.
Milani i ka vetëm tri ndeshje dhe aktualisht është jashtë zonës që dërgon në fazën tjetër të garës.