Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Vetëm barazim për Asllanin e Avdullahun

Asllani

Fisnik Asllani dhe Leon Avdullahu kanë marrë vetëm një pikë me Hoffenheimin nga udhëtimi te Crystal Palace të enjten, në xhiron e katërt të fazës së ligës në Ligën e Evropës. 

Ndeshja e dy skuadrave me formë jo të mirë u mbyll baras, 1:1, dhe u vendos në minutat e fundit.  
Asllani luajti deri në minutën e 76-të, ndërsa Avdullahu e kompletoi ndeshjen. 

Alexander Prass shënoi për Hoffenheimin në minutën e shtatë, ndërsa Daichi Kamada i barazoi shifrat me gol të minutës së 91-të. Vendësit luajtën pa Adam Whartonin prej minutës së 77-të, kur u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë. 

Hoffenheimi ka katër pikë nga po aq ndeshje të luajtura në këtë garë, një më pak se Crystal Palace.