Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dardan Shabanhaxhaj mund t’i bashkohet Rubin Kazanit

Sulmuesi Dardan Shabanhaxhaj mund t’i bashkohet Rubin Kazanit. Skuadra sllovene, Mura, ka pranuar ofertë zyrtare për futbollistin 22-vjeçar.

Shabanhaxhaj ka shënuar shtatë gola dhe ka kontribuar me tri asistime në 19 ndeshje në elitën e futbollit të Sllovenisë.

“Ai do të vazhdojë punën e tij në ambientin e klubit, pasi janë duke u zhvilluar bisedime për transferimin e tij. Uroj që të realizohet. Dardani e meriton ta provojë veten në një ligë më të fortë. Ai gjithmonë mund të kthehet, por shpresoj se do të shkojë vetëm më lart”, ka thënë trajneri i Muras, Vladimir Vermezoviq.

Pjesë e Rubin Kazanit është sulmuesi Mirlind Daku. Daku u transferua pikërisht nga Mura te skuadra ruse.

Për Shabanhaxhajn po ashtu interesim ka shprehur edhe Holstein Kiel, që zë vendin e parë në Bundesliga 2 të Gjermanisë..