Faqja e specializuar për transferim të futbollistëve, “Transfermark”, ka përditësuar vlerat financiare të lojtarëve. Në sy ka rënë rritja e vlerës së yllit të Rubin Kazanit, Mirlind Daku. Sipas të dhënave të reja, Dakut i është rritur vlera nga 7 në 8 milionë euro.
Sulmuesi 27-vjeçar e mbylli edicionin në Premier Ligë të Rusisë me 15 gola dhe tetë asistime.
Ndërkohë, vlera i është rritur edhe sulmuesit tjetër të Rubin Kazanit, Dardan Shabanhaxhajt. Nga 900 mijë, Shabanhaxhaj tani në tregun e transferimeve vlerësohet 1.2 milionë euro.
Daku pritet të largohet nga Rubin Kazani. Sipas raportimeve, skuadra të ndryshme evropiane kanë shprehur interesim.