Të paktën tre klube të Bundesligës gjermane kanë shprehur interesim për transferimin e Mirlind Dakut gjatë këtij afati kalimtar. Kështu ka raportuar mediumi rus “bobosoccer” të dielën.
“Tre prej klubeve të interesuara për 28-vjeçarin janë Augzburgu, Mainzi dhe Hambrugu”, shkruan mediumi rus.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKontrata e lojtarit të Rubin Kazanit është e vlefshme deri në fund të qershorit 2029. Sipas “Transfermarkt”, vlera e sulmuesit të Shqipërisë në tregun e transferimeve është 10 milionë euro.
Këtë edicion, Daku ka luajtur 22 ndeshje për klubin rus, duke shënuar 10 gola dhe një asistim.