Futbollisti i krahut, Sead Hakshabanoviq, mund të përfundojë te Lazio në Serie A në afatin kalimtar të verës, ka shkruar “Corriere dello Sport” të enjten.
23-vjeçari që përfaqëson Malin e Zi, nënshkroi me Rubin Kazanin verën e kaluar kontratë të vlefshme 6.5 milionë euro. Por për shkak të luftës që nisi Rusia në Ukrainë, ai u largua nga skuadra ruse dhe tani dëshiron ekip të ri.
Aktualisht është i huazuar te Djurgardeni në Suedi.
Hakshabanoviqi ka luajtur në 31 ndeshje në të gjitha garat për Rubin Kazanin dhe Djurgardenin këtë edicion, ndërsa ka realizuar tre gola e ka bërë pesë asistime.
Hakshabanoviq ka prejardhje shqiptare.