Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Eroll Salihu mund të jetë kandidat për kryetar të FFK-së

Java që vjen pritet të jetë përcaktuese për Kuvendin Zgjedhor për kryetar të Federatës së Futbolli të Kosovës (FFK). Kuvendi është thirrur për 6 prill nga Komitetit Ekzekutiv i FFK-së.

KOHA nga burime të saj merr vesh se në fillim të javës Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) do të dal me një opinion ligjor lidhur me Kuvendin Zgjedhor të thirrur nga FFK-ja.

MKRS-ja mund ta interpretoi si të jashtëligjshëm Kuvendin e thirrur nga Komitetit Ekzekutiv i FFK-së për 6 prill.

Për të parin e shtëpisë së futbollit kosovar në garë janë dy kandidatë. Kryetari aktual, Agim Ademi kërkon mandatin e dytë, kurse Gramoz Vokrri ka deponuar nënshkrimet për të kandiduar. Zyrtarisht ende nuk ka konfirmim nga sekretariati i FFK-së nëse është pranuar si e rregullt kandidatura e të birit të ish-kryetarit, Fadil Vokrri.

Nëse Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e vlerëson të paligjshëm Kuvendin e thirrur dhe FFK-ja e respekton vendimin e MKRS-së, atëherë në Kuvendin e ardhshëm që mund të thirret për muajin korrik, kandidat mund të jetë edhe ish-sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.

Edhe Eroll Salihu flet “pa dorëza” për zhvillimet në FFK Sport Eroll Salihu flet “pa dorëza” për zhvillimet në FFK

KOHA mëson se Salihu ka marr përkrahje nga zyrtarë dhe delegatë të disa klubeve të futbollit, të cilët i kanë kërkuar atij që të kandidojë për të marrë drejtimin e Federatës së Futbollit.

Kjo e ka bindur edhe vet Salihun që t’i hyjë garës. Në fakt, Eroll Salihu është pjesë e FFK-së. Ai është suspenduar për gjashtë muaj nga Komiteti Ekzekutiv për shkak të deklarimit të tij në media se Kuvendi Zgjedhur për kryetar është i jashtëligjshëm. Salihu ka qenë sekretar i FFK-së për më shumë se një dekadë, ndërkohë në muajt e fundit ka kaluar në pozitën e drejtorit të përgjithshëm dhe të këshilltarit ligjor. E gjithë kjo ka ndodhur pas përplasjeve të vazhdueshme me kryetarin Agim Ademi.

KOHA e ka kontaktuar Salihun të dielën por ai ka thënë se nuk dëshiron të deklarohet. Nuk e ka mohuar e as pohuar se mund të jetë kandidat nga plani i dytë.

Ai ka insistuar se Kuvendi është i jashtëligjshëm dhe se është në pritje që organet kompetente të marrin vendimet e duhura.

vazhdimisht është thirrur në shkelje të statutit nga KE i FFK-së. Sipas tij, mandati i Agim Ademit mbaron me 6 korrik, e jo me 6 prill.

Edhe FFK-ja kërkon shkarkimin e Eroll Salihut nga KAS-i Sport FFK-ja kërkon shkarkimin e Eroll Salihut nga KAS-i

Përveç opinionit ligjor për Kuvendin Zgjedhor të FFK-së, Ministria e Kulturës dhe Sportit brenda një periudhe një mujore pritet të dal me udhëzimin administrativ i cili precizon se personat që kanë probleme me ligjin nuk do të mund të zgjidhen në pozita udhëheqëse.

Kuvendin të jashtëligjshëm e kanë quajtur edhe disa ish-punëtorë të FFK-së dhe kandidatë për kryetar të shpallur më herët. Më i zëshmi ka qenë ish-zëvendës sekretari Arianit Ahmeti. Ai kishte konfirmuar kandidaturën, por në fund vendosi të mbështesë Gramoz Vokrrin. Ahmeti është thirru vazhdimisht në nenin 39, pika tre.

“Vetëm anëtarët e FFK-së mund të propozojnë kandidatin për Kryetar të FFK-së. Propozuesi duhet të protokolojë propozimin në Sekretariatin Gjeneral të FFK-së, në formë të shkruar dhe duke i deponuar së paku 15 nënshkrime të delegatëve legjitim

të Kuvendit të FFK-së, me të dhënat e nevojshme, së paku dy muaj para datës së

Edhe FFK-ja mban edhe një Kuvend me shumë të panjohura Sport FFK-ja mban edhe një Kuvend me shumë të panjohura

mbajtjes së Kuvendit të rregullt zgjedhor”, shkruan ky nen.

Agim Ademi u zgjodh kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës me 6 korrik 2018. Ai mori pozitën e kryetarit pas vdekjes së kryetarit të atëhershëm Fadil Vokrri. Ademi nuk e vazhdoi mandatin e mbetur, por mori votat për katër vjet. Edhe kjo gjë ishte kontestuar fuqishëm nga disa klube.