Pak kohë më parë luajti në Ligën e Kampionëve, ndërsa tani Arbnor Muja do të luajë për mbetje në Superligën e Turqisë në futboll.
Reprezentuesi i Shqipërisë ka bërë lëvizje shumë të befasishme të premten mbrëma. Nga kampioni i Belgjikës, Antwerpi, sulmuesi i krahut kaloi te skuadra mesatare turke, Samsunspor.
“Reprezentuesi i Shqipërisë, Arbnor Muja, që së fundi luajti për Royal Antwerp në Belgjikë, ka firmosur për tri vjet e gjysmë me skuadrën tonë”, ka njoftuar Samsunspor.
Kjo skuadër renditet e 15-ta në elitën turke. Ka vetëm dy pikë më shumë se skuadra e pozitës së 17-të që dërgon në kategorinë e dytë turke.
Është pritur që Muja të bëjë hapa para në karrierë. Por kalimi te Samsunspori nuk mund të vlerësohet i tillë.