Arbnor Muja është kthyer në Belgjikë. Ai të mërkurën mbrëma është prezantuar në mënyrë të veçantë nga klubi elitar i Belgjikës, STVV. Para se të shfaqet imazhi tij, shihen disa persona duke vjelë dardha.
Muja është huazuar deri në fund të sezonit, me mundësi blerjeje nga skuadra turke Samsunspor.
Muja njihet në Belgjikë për kohën e tij në Antwerp, ku fitoi dy trofe në vitin 2023.
Muja në vitin 2022 ishte transferuar tek Antwerpi nga Drita e Gjilanit. Ai kishte luajtur 33 ndeshje, ndërsa kishte shënuar katër gola, secili më i bukur se tjetri.
26-vjeçari i Shqipërisë me Samsunsporin ka kontratë deri në qershor të vitit 2027.
🍐 Een nieuwe smaakmaker op de Haspengouwse velden: welkom Arbnor Muja pic.twitter.com/2yc34LjzPZ
— STVV (@stvv) August 27, 2025