Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Muja shënon golin e katërt në Belgjikë

Arbnor Muja

Arbnor Muja e ka shënuar golin e katërt këtë edicion në elitën e futbollit belg. 

Muja që paraqitet për skuadrën Sint-Truidense shënoi një gol të shtunën në ballafaqimin ndaj Denderit. 

Sint-Truidense në kuadër të javës së 26-të e mposhti Denderin në udhëtim me rezultatin 4:1. 

Sulmuesi i krahut, Muja, në lojë u inkuadrua në minutën e 68-të, kurse në minutën e 87-të realizoi për 4:1. 

Sulmuesi shqiptar këtë edicion ka kontribuar edhe me një asistim. 

Sint-Truidense e zë vendin e parë me 54 pikë. Denderi është në pozitën e fundit me 17 pikë.