Arbnor Muja e ka shënuar golin e parë me fanellën e skuadrës belge, Sint-Truidense.
Sint-Truidense të shtunën fitoi 3:1 ndaj Mechelenit në kuadër të xhiros së dhjetë të kampionatit belg.
Muja që në lojë u inkuadrua nga minuta e 18-të i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 74-t. Ai realizoi nga pika e bardhë. Për 26-vjeçarin Muja ishte edhe goli i parë i sezonit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBashkëlojtari i Mujës te Sint-Truidense, Visar Musliu, e kompletoi ndeshjen.
Sulmuesi Muja u huazua te Sint-Truidense nga klubi turk, Samsunspor, në verë deri në përfundimin e këtij edicioni.
Muja edhe më herët ka luajtur në Belgjikë por te skuadra e Royal Antwerpit.
Te Royal Antwerpi, Muja, qëndoi për dy vite.