Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zyrtare, Muja mbetet tek ekipi i elitës belge

Arbnor Muja

Arbnor Muja do të mbetet tek ekipi i elitës belge të futbollit, Sint-Truiden, për të cilin luajti në sezonin e kaluar si i huazuar nga Samsunspori turk. 

27-vjeçari që luan në krah i shënoi gjashtë gola dhe e pati një asistim në 28 ndeshje për Sint-Truidenin që luan në kualifikimet e Ligës së Evropës. 

“Qëndrimi i Arbnorit në Sint-Truiden lidhet në mënyrë të përkyrer me dëshirën për vazhdimësinë e skuadrës. Në sezonin e kaluar, Arbnori luajti rol vendimtar në përfundimin historik në pozitën e tretë. Lëvizjet e tij të shpejta, mentaliteti fitues dhe aftësia për të krijuar rrezik për kundërshtarët, e bën atë makth për mbrojtësit, si në Belgjikë ashtu edhe në Evropë”, ka thënë shefi ekzekutiv i klubit belg, Takayuki Tateishi. 

Klubi belg nuk ka raportuar deri kur ka nënshkruar kontratë futbollisti mitrovicas, por mediumet belge kanë shkruar se ai do të jetë në skuadër për kohë të gjatë.