Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Arrihet marrëveshje mes klubeve për Arbnor Mujën

Arbnor Muja

Arbnor Muja do të mbetet edhe më gjatë pjesë e St. Truidenit.

“Një marrëveshje është arritur në nivel klubesh. Sulmuesi i krahut të djathtë pritet të shkojë në St. Truiden këtë javë për t'i finalizuar detajet e fundit”, shkruan “HBVL”.

Muja ishte huazuar edicionin e kaluar nga Samsunsori te klubi belg.

Por mediumet belge kanë raportuar se St. Truideni ka arritur marrëveshje me Samsunsporin.
Muja me klubin turk ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë luajti 26 ndeshje edicionin e kaluar me St.Truidenin ku shënoi gjashtë gola dhe kontribuoi me dy asistime.

Samsunspori e bleu Mujën për dy milionë euro në vitin 2024. 27-vjeçari për Shqipërinë ka luajtur pesë ndeshje.