Sergio Conceiçao pritet që së shpejti të marrë drejtimin e Fenerbahçes, shkruajnë të hënën mediumet turke.
Gjiganti turk ka arritur marrëveshje me portugezin Conceiçao, i cili pritet të udhëtojë drejt Stambollit për të përfunduar negociatat.
Drejtuesit e Fenerbahçes kanë vendosur për Conceiçaon si pasues të Ismail Kartalit, që ditë më parë dha dorëheqje.
51-vjeçari Conceiçao është ftuar në Stamboll, ku pritet të zhvillojë takimet përfundimtare me drejtuesit e Fenerit.
Pjesë e Fenerbahçes është sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.
Portugezi Conceiçao së fundi e drejtoi klubin nga Arabia Saudite, Al-Ittihad.
Trajner i Al-Ittihadit ishte nga muaji tetor i vitit të kaluar deri në qershor të këtij viti.
Periudhën më të suksesshme të karrierës si trajner, Conceiçao e pati te Porto.
Me Porton fitoi tri herë titullin e kampionit dhe katër herë Kupën e Portugalisë.
Ai ka qenë trajner edhe i Milanit përgjatë edicionit 2024/25.
Me “kuqezinjtë” e fitoi Superkupën e Italisë.