Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Ibanez nuk garoi për Kosovën në Botërorin e peshëngritjes

ibanez

Brayan Ibanez është dashur të garojë të hënën për Kosovën në Kampionatin Botëror të peshëngritjes që po mbahet në Kinë.

Por për shkak të një sëmurjeje, 20-vjeçari nuk ka garuar. Këtë e bëri të ditur vetë Ibanez në rrjetet sociale. Ai është dashur të garojë në kategorinë deri 85 kilogramë.

Të artën e fitoi Abdelrahman Younes i Egjiptit që vendosi rekord botëror me 390 kilogramë në total.

Të martën garon Emily Ibanez, ndërsa të mërkurën Kianoush Rostami. Të tre janë të natyralizuar.