Sulmuesi i krahut, Arbnor Muja, ka luajtur prej minutës së 65-të te Samsunspori.
Skuadra e Mujës humbi thellë, 3:0, nga Hatayspori. Ndeshja u luajt të dielën dhe i takoi xhiros së 30-të të Superligës së Turqisë.
Visar Bekaj ishte në stol te skuadra fituese.
Muja ka mbetur jashtë ekipit të Shqipërisë për dy ndeshjet e këtij muaji.
Samsunspori e Hatayspori po luftojnë për mbetje në Superligë. Samsunspori është i 12-ti me 36 pikë, ndërsa Hatayspori i ka 33 pikë në pozitën e 15-të.