Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muja zëvendësues në humbjen e Samsunsporit

Sulmuesi Arbnor Muja ishte sërish zëvendësues te Samsunspori, që të dielën pësoi 1:0 nga Bashakshehiri.

Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 28-të të Superligës turke. Muja u aktivizua në minutën e 80-të, kur rezultati ishte 1:0. Reprezentuesi i Shqipërisë edhe në ndeshjen e kaluar ishte zëvendësues te Samsunspori, që po lufton për ekzistencë në elitën turke.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo