Sulmuesi i krahut, Arbnor Muja ka luajtur prej minutës së 61-të për Samsunsporin që fitoi 3:0 ndaj Rizesporit.
Ndeshja e së premtes i takoi xhiros së 27-të të Superligës së Turqisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSamsunspori shënoi për 1:0 në minutën e 12-të dhe për 2:0 në minutën e 54-t. Golin e tretë e shënoi në minutën e 78-të nga penalltia.
Muja tashmë i ka tri ndeshje në Turqi. Debutoi me gol në ndeshjen që luajti 22 minuta, më pas luajti 66 minuta e tani prej minutës së 61-të.
Altin Zeqiri luajti për Rizesporin.
Me fitore Samsunspori doli në pozitën e dhjetë me 33 pikë. Rizespori është i gjashti me 36 pikë.