Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Muja shënon gol të rëndësishëm

Abnor Muja

Arbnor Muja u inkuadrua në lojë në minutën e 60-të te Samsunspori dhe e shënoi golin e fitores 2:1 në shtëpi ndaj Kayserisporit. 

Me fitoren e arritur të dielën në ndeshjen e fundit të Superligës së Turqisë për këtë edicion, Samsunspori e siguron paraqitjen në Ligën e Evropës nga vendi i tretë me 64 pikë. Dy pikë më pak i ka Beshiktashi që fitoi po ashtu të dielën 4:0 në udhëtim te Bodrumspori. 

Muja golin e fitores 2:1 e realizoi në minutën e tetë të kohës shtesë. Goli i barazimit 1:1 u shënua në minutën e 95-të. 

26-vjeçari Muja e mbyll kampionatin me tri gola e dy asistime në 35 ndeshje të luajtura. 

Bodrumspori, kundërshtari i Beshiktashit të dielën, largohet nga liga me 37 pikë. Edhe në rast të fitores nuk ka mundur t’i shpëtonte rënies. 

Ernest Muçi luajti te Beshiktashi deri në minutën e 72-të, ndërsa Milot Rashica ishte i lënduar. 

Edhe Muçi me Rashicën fitojnë përballjen me Ajetin dhe Seferin Futboll Muçi me Rashicën fitojnë përballjen me Ajetin dhe Seferin

Te Bodrumspori në tërë ndeshjen luajtën Arlind Ajeti dhe Taulant Seferi.

 

VIDEO