Me golin e shënuar nga Altin Zeqiri, Rizespori të shtunën mbrëma ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 25-të të elitës së futbollit turk.
Rizespori e mposhti në udhëtim Samsunsporin me rezultatin 3:2.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZeqiri e realizoi golin e fitores për 3:2 në minutën e 88-të.
Ai në lojë u inkuadrua në minutën e 46-të ndërsa u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën e 90-të.
Te vendësit sulmuesi Arbnor Muja luajti deri në minutën e 64-t.
Për 24-vjeçarin Zeqiri ky ishte goli i katërt i realizuar këtë edicion në të gjitha garat.
Ka kontribuar edhe me një asistim.
Rizespori ka 30 pikë në mesin e tabelës kurse Samsunspori është në pozitën e tretë me 46 pikë.
Altin Zeqiri scores the winning goal in the last minutes against @Samsunspor 🤩
pic.twitter.com/SbehZrmjX8