Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dy gola të Zeqirit për fitoren e vlefshme të Rizesporit

Altin Zeqiri

Futbollisti i Kosovës, Altin Zeqiri ka shënuar dy gola për ta udhëhequr Rizesporin drejt fitores ndaj Antalyasporit.

Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së 32-të të elitës turke.

Zeqiri shënoi për 1:0 në minutën e 33-të dhe për 2:0 në minutën e 60-të. Luajti deri në minutën e 69-të. U vlerësua më i miri i ndeshjes.

Zymer Bytyqi luajti prej minutës së 67-të për Antalyasporin.

Rizespori është në pozitën e pestë me 48 pikë, sa i ka edhe Beshiktashi në vendin e katërt. Skuadra e Zeqirit po lufton për dalje në Evropë.

Edhe Dy asistime nga Laçi, një gol nga Zeqiri për Rizesporin Futboll Dy asistime nga Laçi, një gol nga Zeqiri për Rizesporin

Antalyaspori është i dhjeti me 42 pikë.

Zeqiri 23-vjeçar ka pesë gola e pesë asistime.


Altin Zeqiri realizon dy gola për Rizesporin

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Altin Zeqiri, ka shënuar dy gola në ndeshjen që është duke u zhvilluar ndërmjet Rizesporit dhe Antalyasporit.

Golin e parë e shënoi në minutën e 33-të, pas një asistimi nga mesfushori Ibrahim Olawoyin.

Zeqiri golin e dytë në ndeshje e ka realizuar në minutën e 60-të.

Edhe Dy gola e dy asistime nga Zeqiri në Turqi Futboll Dy gola e dy asistime nga Zeqiri në Turqi

Rezultati aktual i takimit është 2:0 në të mirë të Rizesporit.

Ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin “Caykur Didi Stadyumu” dhe i takon xhiros së 32-të të elitës turke.