Skuadra e Rizesporit të martën pasdite ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Istanbulsporit, në kuadër të xhiros së 31-të në Superligën e Turqisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZeqiri asistoi për 1:0 në minutën e katër të ndeshjes. Kurse e asistimin e dytë e bëri në minutën e 44-t.
Tek Istanbulspori nga minuta e parë u paraqit mesfushori i Kosovës, Florian Loshaj.
Pas fitores, Rizespori renditet në vendin e pestë me 45 pikë, kurse Istanbulspori gjendet në fund të tabelës me vetëm 13 pikë të grumbulluara.
Me fanellën e Rizesporit, 23-vjeçari Zeqiri deri më tani në këtë edicion ka shënuar tri gola dhe ka bërë tri asistime.