Futboll

Zeqiri e mbyll sezonin me asistim

Altin Zeqiri

Sulmuesi Altin Zeqiri e ka mbyllur edicionin në Superligën e Turqisë në futboll me asistim. Zeqiri të shtunën pasdite e regjistroi një asistim për skuadrën e Rizesporit.

Rizespori e mposhti në shtëpi Hataysporin me rezultatin e thellë 5:2 në kuadër të ndeshjes së fundit të kampionatit.

Zeqiri në lojë u inkuadrua në minutën e 15-të pasi e zëvendësoi Rachid Ghezzalin i cili u lëndua.

24-vjeçari Zeqiri asistimin e bëri te goli për 3:1 të cilin e realizoi Emrecan Bulut në minutën e 72-të. Për Zeqirin ky ishte asistimi i pestë në 32 ndeshjet e zhvilluara.

Krahas pesë asistimeve ka edhe gjashtë gola të realizuar.

Rizespori edicionin e përfundon në vendin e nëntë me 49 pikë. Hatayspori ka kohë që ka rënë nga elita. Renditet në pozitën e parafundit me 26 pikë.