Altin Zeqiri ka shkëlqyer të dielën mbrëma në fitoren e skuadrës së Rizesporit.
Rizespori e mposhti në shtëpi Goztepen me rezultatin 6:3 në ndeshjen që i takoi javës së 36-të të Superligës së Turqisë në futboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZeqiri e ndihmoi Rizesporin me dy gola dhe një asistim.
24-vjeçari Zeqiri fillimisht asistoi te goli i epërsisë për 3:2 të cilin e realizoi Ali Soëe në minutën e 50-të. Zeqiri më pas në minutën e 62-të shënoi për 4:2. Asistimin e dytë e bëri te goli për 5:3 dhe dy minuta më pas e shënoi golin e dytë për 6:3.
Ai në lojë u inkuadrua me fillimin e pjesës së dytë.
Zeqiri në 30 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion ka gjashta gola dhe tri asistime.
Dy xhiro para fundit, Rizespori ka 43 pikë dhe renditet në pozitën e 13-të. Goztepe ka katër pikë më shumë në vendin e shtatë.
Ndërkohë të dielën janë zhvilluar edhe pesë ndeshje tjera në elitën e futbollit turk.
Beshiktashi u ndal në barazim 1:1 nga Alanyaspori. Në barazimin e Beshiktashit me asistim kontribuoi sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi.
Me rezultat të njëjtë 1:1 ka përfunduar edhe takimi mes Bodrumsporit dhe Trabzonsporit. Te Bodrumspori asistoi Enis Bardhi.