Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Muja i “thyer” për mënyrën se si u largua nga Antwerpi

Arbnor Muja antwerp

"Më mungon klubi, tifozët dhe qyteti” - Muja

Futbollisti i Shqipërisë, Arbnor Muja, e ka thyer heshtjen dhe ka folur për largimin e papritur nga Antwerpi belg.

Muja aktualisht është anëtar i Samsunsporit në elitën e futbollit të Turqisë.

Sulmuesi i krahut në shkurt të këtij viti u transferua te Samsunspori për 2 milionë euro.

“Ky transferim erdhi si befasi për mua”, ka thënë Muja të enjten, shkruan mediumi belg “hbvl.be”.

“Nuk e kisha ndërmend të largohesha. Antwerpi ishte bërë shtëpia ime e dytë”, ka vazhduar ai.

Edhe Pas debutimit me gol, Muja thotë se te Samsunspori ndihet si në shtëpi Sport Pas debutimit me gol, Muja thotë se te Samsunspori ndihet si në shtëpi

Muja ka shtuar se me dëshirën më të madhe ka dashur të luajë për skuadrën me të cilën e fitoi titullin, Kupën dhe Superkupën në Belgjikë.

“Për fat të keq, klubi më tha në fund të muajit janar se dashuria më nuk ishte e ndërsjellë”, është shprehur ai.

Muja luajti në gjysmëfinale të Kupës së Belgjikës kundër Oostendes më 8 shkurt, por u zëvendësua në minutën e 64-t.

Askush nuk e kishte besuar se ajo do të ishte ndeshja e fundit e tij me Antwerpin.

Në ditën tjetër, Samsunspori njoftoi për transferimin e tij.

Edhe Muja: Vështirë t’i them lamtumirë klubit ku i realizova ëndrrat Sport Muja: Vështirë t’i them lamtumirë klubit ku i realizova ëndrrat

“Nuk e kam kuptuar plotësisht vendimin e klubit. Por kështu funksionon futbolli. Situata mund të ndryshojë nga dita në ditë. Duhet ta pranosh. Më mungon klubi, tifozët dhe qyteti”, ka deklaruar Muja.

LEXO EDHE: