Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muja: Vështirë t’i them lamtumirë klubit ku i realizova ëndrrat

Arbnor Muja është transferuar nga Antwerpi belg te skuadra që po lufton për ekzistencë në Superligën e Turqisë, Samsunspor. Me Antwerpin, Muja fitoi gjithë trofetë në Belgjikë, ndërsa u paraqit edhe në fazën grupore të Championisit. Por bëri lëvizje të papritur në drejtim të ekipit turk.

“Samsunhaber” ka shkruar të dielën që Muja ka përshëndetur ish-skuadrën me një postim në rrjetet sociale. “Është shumë vështirë t’i them lamtumirë një klubi që bëri ëndrrat e mia realitet, një klubi ku shkruam histori së bashku dhe fituam çdo gjë. Por çdo fillim e ka një fund dhe unë po ndaj rrugët me këtë klub të shkëlqyer. Antwerp, ti ishte shtëpia ime për një vit e gjysmë. Në çdo ndeshje kam dhënë më të mirën për të realizuar synimet e klubit”, ka shkruar Muja, që ka falënderuar të gjithë në klub.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo