Sulmuesi i krahut, Angel Di Maria, pritet të jetë përforcimi i parë i Juventusit për sezonin e ardhshëm. “Football-Italia” bën të ditur se marrëveshja mes palëve është arritur në parim dhe pritet të finalizohet në fund të këtij muaji.
Di Maria është pajtuar me ofertën e Juventusit, që i ka ofruar kontratë njëvjeçare, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
34-vjeçari te Juventusi do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në verë i skadon kontrata me Paris Saint-Germainin. Ai këtë edicion ka shënuar tre gola dhe ka asistuar shtatë herë në 28 paraqitje në të gjitha garat.
Di Maria është pjesë e PSG-së prej vitit 2015, ndërsa karrierë në Evropë ka bërë edhe te Manchester Unitedi, Real Madridi e Benfica.