Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Di Maria arrin në Torino për testet mjekësore

Angel Di Maria ka arritur në Torino për të kryer testet mjekësore para se të nënshkruajë kontratë me Juventusin.

Argjentinasi është afër të kompletojë transferimin e tij te “Zonja e Vjetër” si lojtar i lirë pasi i ka përfunduar kontrata me Paris Saint-Germain.

Sulmuesi i krahut sipas mediave italiane ka arritur një marrëveshje njëvjeçare me ekipin italian, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.