Trajneri i Dukagjinit të Klinës, Armend Dallku, pas fitores ndaj Prishtinës, ka kritikuar trajnerin e kryeqytetasve, Abdullah Ibrakoviq, duke i sugjeruar të merret me skuadrën e tij.
Dallku ka përgëzuar lojtarët e tij për paraqitjen ndaj Prishtinës.
“Rëndësi për ne kanë pikët e fituara. Jam shumë i kënaqur me atë çfarë treguan lojtarët e mi në këtë ndeshje. Dukagjini po fiton si Barcelona, dhe trajnerit të Prishtinës askujt nuk i faj që ekipi i tij nuk po arrin të krijojë asnjë rast brenda 90 minutave. Ai duhet të merret me problemet e skuadrës së tij. Tani e kuptova ku është problemi i Prishtinës, por ky klub nuk e meriton të ketë trajtim të tillë. Fitore shumë e rëndësishme, asgjë nuk ka përfunduar pasi kemi edhe katër ndeshje. Ne po luajmë shumë mirë dhe po i marrim pikët e plota, por në këto ndeshjet e fundit po arrijmë t’i konkretizojmë rastet të cilat po i krijojmë. Kundërshtarit nuk i kemi lejuar hapësira”, deklaroi Dallku.
Dukagjini triumfoi 1:0 në kryeqytet, duke bërë hap të rëndësishëm për mbijetesë.