Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, është i lumtur që skuadra e tij nuk pranoi gol ndaj Prishtinës. Sipas Dallkut, me pak fat Dukagjini do të shënonte fitore. Dukagjini e Prishtina barazuan pa gola të dielën. “Kishim më tepër nga loja. Kishim momente të mira për ta shënuar golin.
Në këto kushte një gabim i vogël dhe mund të ndëshkohesh. Nuk ishte lojë shumë e pëlqyer. Me rëndësi nuk po pranojmë gol. Është shumë pozitive që e kemi kaluar një defekt që e kemi pasur më herët. I përgëzoj lojtarët, me pak fat mund të shënonim fitore”, ka thënë Dallku.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo