Manchester City synon transferimin e mesfushorit të Sportingut, Matheus Nunes, njoftoi të martën “A Bola”.
Raportohet se kampioni në fuqi i Anglisë, është i gatshëm të ofrojë 40 milionë euro dëmshpërblim për ta bindur Sportingun për lirimin e 23-vjeçarit gjatë afatit kalimtar të verës.
Nunes po pëlqehet shumë nga trajneri i Cityt, Pep Guardiola, pas paraqitjeve të mira që i ka pasur këtë edicion.
Ai vlerësohet ndër mesfushorët më të mirë mbrojtës në kampionatin portugez dhe City po insiston për shërbimet e tij.
Portugezi ka kontratë me Sportingun deri në verën e vitit 2026.
Nunes ka shënuar tri gola dhe ka bërë pesë asistime në 45 ndeshje për Sportingun këtë edicion. Ka edhe tri paraqitje me Përfaqësuesen e Portugalisë.