Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City siguron Nunesin

Kampioni i Anglisë, Manchester City, ka siguruar shërbimet e mesfushorit Matheus Nunes.

“Sky Sports” ka raportuar të enjten se City ka arritur marrëveshje personale me Wolverhamptonin, e cila do të bëhet zyrtare të premten.

Nunes do të prezantohet pasi t’i kryejë kontrollimet mjekësore, ndërsa me Cityn do të firmos kontratë pesëvjeçare.

Për kartonin e tij, City do të paguajë 60 milionë euro. Me transferimin e Nunesit, City e mbyll afatin kalimtar të verës, në të cilin është forcuar edhe me tre lojtarë tjerë.

Para portugezit, Cityt i janë bashkuar edhe Jeremy Doku, Mateo Kovaçiq e Joshko Gvardiol.

25-vjeçari verën e shkuar iu bashkua Wolvesit nga Sportingu i Lisbonës, ndërsa këtë edicion ka dy paraqitje në Premier League.