Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City forcohet me Dokun

Sulmuesi i krahut, Jeremy Doku është përforcimi më i ri i skuadrës së Manchester Cityt. Futbollisti belg është prezantuar të enjten te kampioni i Anglisë.

Ai me Cityn ka firmosur kontratë pesëvjeçare ndërsa i është bashkuar nga Rennesi i Francës. Për transferimin e tij, City ka paguar mbi 60 milionë euro.

Doku te City, do ta zëvendësojë algjerianin Riyad Mahrez, i cili këtë verë u transferua në Arabinë Saudite.

Ai bëhet përforcimi i tretë te City këtë verë, pasi më herët ekipit i janë bashkuar edhe kroatët Mateo Kovaçiq e Joshko Gvardiol. 21-vjeçari prej vitit 2020 ka qenë pjesë e Rennesit, ndërsa karrierë ka bërë edhe te skuadra e Anderlechtit.

Doku ka edhe 14 paraqitje e 2 gola të shënuar për Përfaqësuesen e Belgjikës.