Manchester City ka kthyer interesim kah mesfushori i Wolverhamptonit, Matheus Nunes ka njoftuar “The Sun” të mërkurën.
Kampioni i Anglisë është gati të ofrojë deri në 60 milionë euro për transferimin e 24-vjeçarit në këtë afat kalimtar.
City po e kërkon portugezin, pasi hoqi dorë nga Lucas Paqueta i West Ham Unitedit.
Nunes iu bashkua vitin e shkuar Wolvesit nga Sportingu i Lisbonës për 45 milionë euro dhe tregoi paraqitje të mira në Premier League.
Mesfushori defensiv shënoi 1 gol dhe bëri 1 asistim në 39 ndeshje të luajtura për Ëolverhamptonin. Këtë edicion, ai ka dy paraqitje në kampionatin e Anglisë, ndërsa ka edhe 11 ndeshje e 1 gol të shënuar për Përfaqësuesen e Portugalisë.
Artikuj të ngjashëm