Manchester Unitedi ka shprehur interesim për mesfushorin e Wolverhamptonit, Matheus Nunes, raporton të martën “The Sun”. Pas Chelseat e Liverpoolit, Unitedi bëhet ekipi i tretë i madh anglez që po kërkon portugezin.
Bëhet e ditur se krerët e Unitedit po bëjnë gati ofertën për ta bindur Wolverhamptonin në lirimin e tij këtë verë.
Wolvesi për ta lënë të lirë 24-vjeçarin po kërkon të paktën 50 milionë euro.
Nunes ka treguar paraqitje të mira në sezonin e tij të parë në Angli, ku ka 1 gol dhe 1 asistim në 27 ndeshje kampionale. Mesfushori defensiv ka kontratë me Wolvesin deri në vitin 2027, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Artikuj të ngjashëm