Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli insiston për Nunesin

Skuadra e Liverpoolit nuk ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit Matheus Nunes. “Sky Sports” raporton të martën se Liverpooli ka bërë gati ofertën për të bindur Wolverhaptonin në lirimin e tij gjatë këtij muaji.

Mësohet se Liverpooli do të ofrojë mbi 50 milionë euro për portugezin, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Juergen Klopp. Nunes para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Wolverhamptonit nga Benfica dhe ka treguar paraqitje të mira në kampionatin anglez.

Ai ka 16 paraqitje deri më tani në të gjitha garat, ku ka bërë edhe një asistim.

Mesfushori defensiv ka kontratës me Wolvesin deri në vitin 2027, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Artikuj të ngjashëm