Sport

Liverpooli insiston për Nunesin

Skuadra e Liverpoolit po insiston në transferimin e mesfushorit Matheus Nunes, ka njoftuar “The Sun” të martën. Mësohet se Liverpooli po bën gati ofertën për ta bindur Wolverhamptonin në lirimin e portugezit në verë.

Nunes po pëlqehet shumë nga trajneri Juergen Klopp, i cili po kërkon me ngulm transferimin e tij. 24-vjeçari ka treguar paraqitje të mira në sezonin e tij të parë në Angli, ndërsa me Wolvesin ka kontratë deri në vitin 2027 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Deri më tani mesfushori defensiv ka 1 gol e 2 asistime në 31 ndeshje të luajtura në të gjitha garat. Nunes iu bashkua Wolverhamptonit para fillimit të këtij sezoni nga Sportingu për 45 milionë euro. Kartoni i tij vlerësohet rreth 60 milionë euro.