Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wolvesi siguron Nunesin

Wolverhamptoni ka mposhtur konkurrencën e fortë nga Manchester Unitedi e Liverpooli për t’i siguruar shërbimet e portugezit Matheus Nunes.

“The Guardian” ka raportuar të martën se Wolvesi ka arritur marrëveshje me Sportingun për mesfushorin, i cili do t’u nënshtrohet kontrollimeve mjekësore përpara se të prezantohet te skuadra angleze.

Për kartonin e tij, Wolvesi ka vendosur ta paguajë klauzolën e lirimit në vlerë prej 50 milionë eurosh. 23-vjeçari që ka tetë paraqitje me Portugalinë, do të firmos kontratë afatgjatë me ekipin anglez.

Nunes në vitin 2020 është promovuar në ekipin e parë të Sportingut, kurse këtë edicion ka një gol e një asistim në dy ndeshje kampionale.