Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli e City në garë për Nunesin

Liverpooli dhe Manchester City janë futur në garë për mesfushorin portugez Matheus Nunes, ka raportuar “The Sun” të hënën.

Nunes para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Wolverhamptonit nga Sportingu dhe ka impresionuar me paraqitjet e tij në Premier League. Në gjashtë paraqitje, mesfushori defensiv ka një asistim, ndërsa me Wolvesin ka kontratë deri në vitin 2027 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Si Liverpooli ashtu edhe City, janë gati të ofrojnë mbi 60 milionë euro për 24-vjeçarin që po synojnë ta transferojnë në fund të sezonit. Ai iu bashkua Wolverhamptonit për 45 milionë euro. Nunes ka edhe nëntë paraqitje e një gol me Përfaqësuesen e Portugalisë.

Artikuj të ngjashëm