Manchester Unitedi ka konfirmuar marrëveshjen për transferimin e sulmuesit brazilian Matheus Cunha nga Wolvesi.
26-vjeçari do të bëhet lojtari i parë i transferuar nga Unitedi këtë verë. Ky klub ka aktivizuar klauzolën për lirimin e Cunhas nga Wolvesi prej 62,5 milionë funtesh.
Ish-sulmuesi i Atletico Madridit do të firmosë për pesë vjet me Manchester Unitedin, me mundësi vazhdimi për një vit tjetër.
Marrëveshja pritet të kompletohet pasi Cunha të kthehet nga Brazili në Angli, më vonë këtë muaj. Ai është i grumbulluar me përfaqësuese.
Sulmuesi i shënoi 31 gola në 76 paraqitje për Wolvesin prej se kompletoi transferimin te kjo skuadër në vitin 2023. Ai ishte transferuar te Wolvesi për 35 milionë funte nga Atletico Madridi, pas huazimit të suksesshëm prej gjashtë muajsh.